AUSL8 - via Curtatone, 54 - Arezzo tel. 0575.2551 e-mail: urp@usl8.toscana.it
SALUTE MENTALE

Shëndeti Mendor - salute mentale - versione albanese

Departamenti i shëndetit mendor - lista
Në departamentin e shëndetit mendor kryhen shërbime si për të rriturit, për fëmijët dhe për adoleshentët gjithashtu (UFSMIA).Strukturat per kete sherbim për maxhorene janë:

-Qëndra e shërbimit mendor,siguron ndërhyrjet,mjekimin rehabilitiv për shëndetin mjeksor nëpërmjet aktiviteteve ambulatoriale dhe shtepiake.Ka funksion mirpritjeje, informacioni,dëgjimi dhe adresa për pacientët dhe familjaret e tij.
Nga ora 8 deri në orën 20 është e mundur të telefonosh dhe të meren indikime të tjera.
-Shërbimi Psikiatrik i diagnostikimit dhe mjekimit (SPDC),për asistence ne  regjim dhe shtrim ne spital.
-Qëndra Diurno (CD);për ndërhyrjet individuale dhe në grup për të promovuar fitimin e autonomisë personale dhe sociale,kapacitetin për të krijuar marrdhënie dhe për tu socializuar  nëpërmjet projekteve të individializuara.
-Komunitetet teraupetike rezidenziale të mbrojtjes (CTRP) të finalizuara nga ndërhyrje teraupetike-rehabilitive në regjim rezidencial
-Strukturat konstitutive të UFSMIA për minorenët përfshihen në Qëndrën e Shëndetësisë Mendore për fëmijët dhe adoleshentë ,qëndër e kryerjës së vizitave në ambulator dhe në shtëpi,në bashkëpunim me Institutet Shkollore dhe me të gjitha agjencitë në territor të dedikuara moshës evolutive dhe adoleshencës.
Sistemi i Shërbimit për Mjeksine Mendore përfshin disiplinat e  psikiatrisë neuropsikiatrise së fëmijëve, toksikologjisë, psikologjisë,infermieristikës, rehabilitimit psikiatrik,shërbimit social dhe është  i drejtuar nga Departamenti i Mjeksisë mendore (DSM) dhe Departamentit të Varësisë (DD).
Misioni i të gjitha këtyre strukturave është promovimi i kurimit dhe rehabilitimit të personave të të gjitha moshave që vuajnë nga probleme psiqike dhe nga varesi të substancave të ndryshme.