AUSL8 - via Curtatone, 54 - Arezzo tel. 0575.2551 e-mail: urp@usl8.toscana.it
Progetti speciali Karta shëndetësore elektronike- Fashikulli shëndetësor elektronik - Carta sanitaria e fascicolo sanitario elettronico - versione albanese

Karta shëndetësore elektronike- Fashikulli shëndetësor elektronik - Carta sanitaria e fascicolo sanitario elettronico - versione albanese

Karta shëndetësore elektronike.Për cfarë shërben dhe si mund të pajisemi

Karta shëndetësore elektronike është një dokument personal.Që nga viti 2010 të gjithë qytetarët toskan janë pajisur me Kartën Shëndetësore Elektronike falas,me anë të së cilës kryhen shumë funksione njëkohësisht:

-Kartë shëndetësore ndërkombëtare
-Kartë europiane për sigurimin ndaj sëmundjeve,zëvendëson modelin E-111 dhe siguron asistencë shëndetësore në Bashkimin Euopian,në Norvegji , Islandë, Liechtenstein dhe Svicër
-Kartë me kodin fiskal
-Celës privat për hyrjen në fashikullin shëndetësor elektronik i cili përmban të dhëna shëndetësore personale

Karta duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes në të gjitha veprimtaritë të cilat kërkohen që të kryhen në shërbimin shëndetësor rajonal (në farmaci, tek mjeku kurues,në cdo sportel të Asl, ose në cdo rast që mund të kërkohet jashtë vendit) por nuk është një mjet identifikimi edhe pse i pajisur me fotografi.Për mosfunksionimin ose për dyshime mund të telefonohet në numrin pa pagesë 800 004 477 nga e hëna në të premte nga ora 9.00 deri në 17.00 .

Në rast humbjeje ose vlefshmërie është e nevojshm që të drejtoheni në sportelet anagrafike të zonës ku jeni rezitent (shiko listën) ose pranë Agjensisë së Hyrjeve edhe online (kliko këtu).

Për të përdorur kartën për të hyrë në të dhënat shëndetësore personale dhe të të gjitha shërbimeve të disponushme,është e nevojshm që të aktivohet duke u drejtuar personalisht në njërin prej sportelet e caktuara nga ndërmarja shëndetësore toskane ose ne farmacitë, së bashku me një mjet identfikimi të vlefshëm dhe kartën shëndetësore gjithashtu.
Në momentin e aktivizimit, cdo qytetari i jepet një kod Pin për të përdorur kartën në cdo pikë konsultimi (gjithashtu është mund të bëhët edhe nga kompjuteri i shtëpisë nëse është i pajisur me lexues smart dhe nëse ka akses në internet) dhe kodin e përdorimit personal që përdoret në rast pezullimi ose riaktivimi.
Qytetarët mund të bëjnë aktivizimin e kartës dhe blerjen e lexuesit smart të kartës duke u drejtuar pesonalisht së bashku me një mjet identifikimi të vlefshëm pranë pikës së aktivizimit të kartës shëndetsore (punto di attivazione della tessera sanitaria) .Nëse nuk është e mundur që aktivizimi të bëhet personlisht është parashikuar edhe aktivizimi nga shtëpia (kliko ketu për të shkarkuar modulin).
Kush nuk ka lexuesin mund ta kryej në pikat e këshillimit Totem "Punto si" të gjëndur në të pestë spitalet e usl8; gjithmonë dhe vetëm duke përdorur Kartën Shëndetësore Elektronike të aktivuar.
Ndërmarja shëndetësore aretine ka vendosur që të pajisë me lexues mjekët e familjes dhe pediatrët ,për të favorizuar hyrjen në të dhënat klinike të pacientëve, për të verifikuar rezultatet e kontrolleve diagnostikuse dhe për të evituar përsëritjen e tyre nese janë kryer vizita të njëjta në zona të tjera të Rajonit.
Kjo kartë shëndetësore jepet falas dhe garanton rinjohjen informatike të titullarit dhe ruan privatsinë.
Duhet theksuar gjithashtu që,edhe nëse qyetari nuk e ka kryer aktivizimin e katës mund ta përdorë atë për cdo shërbim shëndetësor pa u limituar.

Fashikulli shëndetësor elektronik (FSE)

Fashikulli shëndetësor elektronik përmbledh në format dixhital informacionet dhe dokumentet klinike nga shërbimi shëndetesor rajonal toskan dhe mund të kryhet duke përdorur kartën shndetësore elektronike ,vetëm nëse është aktive në rrjetin web Rajoni Toskana fashikulli shëndetsor elektronik.

Fashikulli përmban:

informacione anagrafike dhe asistencë
përjashtime
shtrime
ilace të ndaluara
hyrje në Ndihmën e Shpejtë
të dhëna laburatorike
të dhëna radiologjike
vaksinimet

Krijimi i fashikullit është fakultativ dhe nuk ekziston asnjë skadencë për ta krijuar.

Të dhënat personale të vendosur në fashikull janë te ruajtura dhe të mbrojtur.
është e mundur që gjithmonë të fshihen informacione të cilat nuk duam që të ekzistojnë në fashikull.

Lajmërim

Theksojmë që dorzimi i Kartës së re Shendetësore kryhet ekskluzivisht vetëm me anë të postës në adresen e rezidencës së qytetarit.
Asnjë operator tjetër nuk mund të bëjë dorzimin e kartës ne banesë.