AUSL8 - via Curtatone, 54 - Arezzo tel. 0575.2551 e-mail: urp@usl8.toscana.it
PERCORSO ONCOLOGICO

Rrugetimi onkologjik - percorso oncologico - versione albanese

-Mjekimi i kancerit në Arezzo
Departamenti Onkologjik në spitalin e Arezzo-s ben pjesë në Rrjetin Onkologjik Rajonal,Instituti Toskan i Tumorreve,dhe ka si elementë vlerësues strukturat e Pritjes dhe Grupeve Onkologjike Multidisiplinor.
Ku ndodhemi: Spital San Donato 4 livel 52100 Arezzo  -  Onkologjik
tel:  0575 2551
Departamenti Onkologjik: 0575 254089

a )Rrugëtimi Onkologjik realizohet brenda strukturave të spitalit si me poshtë:
- Onkologjia Mjeksore Arezzo
- Onkologjia Mjeksore Valdarno
- Pika Onkologjike në zonat Valdichiana,Valtiberina,Casentino
- Radioterapia onkologjike Arezzo
- Radioterapia onkologjike Valdarno
- Asistenca shtëpiake onkologjike
Rrugëtimi onkologjik i momentit në spitalin e Arezzo-s e fillon aktivitetin e screening,segretaria e të cilës përgjigjet në nr 800 613311 ose në adresen e email-it
Questo indirizzo e-mail è protetto dallo spam bot. Abilita Javascript per vederlo.

Pacientët me probleme onkologjike mund të drejtohen pranë Pranimit të qëndres Onkologjike për:
- informacione mbi shërbimet Onkologjike
- prenontimin e vizitave e Vizitave multidisiplinare me kërkesë të pacientit
- planifikimin e diagnostikimit
- asistence psikologjike

b) Grupet multidisiplinare
Sic është treguar edhe nga Instituti i Tumorreve në Toskanë,aktiviteti onkologjik në spitalin e qytetit,kryhet nëpërmjet aktivitetit të Grupeve Onkologjike Multisiplinare të cilët përshkruajnë rrugën diagnostico-teraupetike për patologji të ndryshme.
Një rol shumë të rëndësishëm në rrugëtimin onkologjik luan edhe Agjensia e vazhdimësë  Spital-territor, përfshin ato pacientë, të sinjalizuar nga Reparte të ndryshme,për t’iu ofruar një shërbim territorial,që do të thotë shërben si urë lidhëse ndërmjet pacientit  onkologjik në regjim ambulatorial dhe kurimit shtëpiak.
Pacientët të cilët kanë dalë nga faza terapeutike dhe të prekur nga patologji të evoluara dhe të pakalueshme,ndiqen nga “Bashkësia e Mjeksisë së dhimbjeve dhe Kurave Lehtësuese”.