AUSL8 - via Curtatone, 54 - Arezzo tel. 0575.2551 e-mail: urp@usl8.toscana.it
PERCORSO MATERNO INFANTILE

Nënat dhe fëmijët - percorso materno infantile - versione albanese

Test i shtatzanisë pozitiv... po tani?
Nëse menstruacionet janë me vonesë dhe presupozohet një shtatzani atëherë mund të bëhet një test.Testi shtatzanisë mund  të  blihet në farmaci,në parafarmaci ose edhe në disa supermarkete,ose mund të kryhet ne cdo laburator analizash publike me nenshkrimin mjeksor,gjithshtu edhe ne ambulatorët privat.Gratë shtatzana kanë nevojë për kontrolle periodike të mjekut gjinekolog ,të ostretikut dhe gjithashtu të një vendi ku është e mundur që të marr asistencën  e nevojshme dhe Konsultorin familjar.

- Konsultori familjar - (Kliko këtu për listën)
Konsultori familjar është pika e nisjes dhe i përfundimit të rruges së lindjes dhe ka të gjitha kompetencat për  t'iu përgjigjur të gjitha nevojave të gruas dhe të ciftit. Ky është pika e referimit që garanton mjekimin  parësore në sektorin e shëndetësisë seksuale,riprodhuese dhe psiqike të gruas,të ciftit dhe të fëmijes.
Konsultori familjar ndjek integrimin socialo-shëndetesor nëpërmjet bashkëpunimit me shërbimet të tjera të ndërmarrjes:Ostretria dhe Gjinekologjia ,Pedriatia,Departamenti i Shëndetësisë Mendore,Pediatri me zgjedhje te lirë dhe mjekut të mjeksisë së përgjithshme dhe kryen aktivitetin e saj në sinegji me institucione të tjera publike dhe private në territor si për shëmbull:shkolla, shoqata vullnetarësh, organe juridike.

-Dhënia e Librezës së shtatzanisë
Libreza është strumenti i nevojshëm për të kryer falas të gjitha analizat laburatorike të parashikura përgjat  shtatzanisë ,dorëzimi i saj bëhet në momentin në të cilin fillon shtatzania dhe në atë moment osetriku merr informacionet e nevojshme me anë të një pyetësori.
Ne momentin e tërheqjes së librezës është e nevojshme:
- certifikatë mjeksore e shtatzanisë ose rezultati pozitiv i testit që është kryer
- dokument identiteti
- libreza shëndetësore

Asistencë fiziologjike e shtatzanisë
Për të kaluar momentin e shtatzanisë në gjëndje të shëndetshme dhe të qetë është e këshillueshme që gruaja të kryej të gjitha kontrollet që janë e parashikuara në protokollin rajonal.
Asistenca në shtatzani ka të bëje me ndërhyrje në edukim,konsultim,diagnostikim dhe monitorim të mirëqënies së gruas dhe fëmijës.
Paraqitja përfshin:
- kontrolle periodike
- përshkrime të analizave specifike
- certifikim për fleksibilitet në punë dhe të shtatzanisë me rrezikut.
Në momnetin që gruaja pajiset me librezën dhe vendos që të ndiqet nga Konsultori ,i lihen takimet për vizitat që duhet të kryej duke u nisur nga java e 10-12 e shtatzanisë e deri në fund.

Ambulatori i tamponëve
Streptococco e grupit B (Streptococcus agalactiae,GBS) është një nga shkaqet kryesore të infeksioneve te fëmijët.Bakteri mund të jetë i shfaqur në shtrirjen gastrointestinale ose gjenetale të gruas,për këtë nga java e 34 deri në të 36 të shtatzanisë parashikohet kryerja e një tamponi vaginal-retal për të kërkuar GBS.Eshtë e mundur që të kryhet në konsultor  nëpërmjet prenontimit më parë në CUP. (Kliko këtu për listën)

Kurset e shoqërimit drejt lindjes
Janë një mënyrë për të shoqëruar gruan dhe ciftin drejt momentit të lindjes.Kursi ofron informacione mbi shtatzaninë ,mbi lindjen nga pikëpamja fizike dhe psikologjike ,mbi teknikat që mund të ndihmojnë në përballimin e dhimbjes,mbi stilin e jetës që i duhesh përshtatur  në shtatzani ,mbi lidhjen nënë/fëmijë ,mbi qumshtin e gjoksit etj. Kursi shërben gjithashtu edhe për të ndarë eksperiencat me gra të tjera,me të cilat duke folur,ulin ankthin dhe paqartësitë.
Këto kurse janë të organizuar dhe të mbajtur nga ostetriket,në të cilat kryhen edhe ndërhyrje nga figura profesionale si mjek,gjenekolog,psikolog,psikopedagogjik,asistentë social dhe mjek pediatër.
Kursi është i ndarë në dy pjesë,një pjesë teorike dhe një pjesë që ka të bej me trupin që kryhen në tokë dhe në ujë,kryhen nga të gjitha gratë dhe ciftet.

Hapësira e nënave
Eshtë një shërbim i drejtuar i të gjitha nënave të reja sapo kthehen në shtëpi,për të garantuar asistencen në vazhdimësi ndërmjet spitalit dhe territorit dhe të kenë një mbështetje në këte moment të caktuar.Kryhen konsultime individuale dhe në grup për ardhjen dhe mbajtjen e qumshtit të gjirit.Eshtë e garantuar gjithashtu prania e një ostretiku dhe nëse është e nevojshe edhe e ndonje figure tjetër kulturore që kryen detyrën brënda konsultorit.Në këtë hapsire është e mundur që të marrin pjesë të gjitha pa qene nevoja e ndonjë kërkese apo takimi.

Masazhi para lindjes
Ky masash është një metodë kënaqesie dhe relaksuese për të krijuar kontakt të thelle me fëmijen,mbi të gjitha favorizon edhe lidhjen dhe forcon marrëdhenien prind-fëmijë.
Fal këtij masazhi mund të favorizohet një gjëndje mirëqenjeje dhe qetësimi të fëmijës dhe të prindit,ndihmon fëmijen që të shkarkojë dhe të heq tensionin e krijuar nga  situata nga stresi. Grupet e masazheve janë të formuar nga rreth 5-6 prinder me fëmijet e tyre dhe ndiqen nga ostretikët specialistë.
Takimet mbas lindjes dhe të qënurit prindër
Një shërbim i tillë  kryen një seri takimesh përgjatë vitit të parë të jetës së fëmijës.Takimet janë të drejtuar nga ostretikët dhe nga psikologët.Në këto trajtohen tematika të ndryshme si jeta në cift apo sjella me të porsalindurin.
Vizita e lehonave ne shtëpi
Kthimi në shtëpi mbas lindjes  është një moment shumë delikat si për nënën ashtu edhe për ciftin,në cilën disa vështirësi të vogla ,mund të paraqiten si probleme të vërteta ,për këtë arsye ekziston shërbimi i vizitave në shtëpi për nënat lehona ,ku nje ostretikë paraqitet në shtëpi duke iu përgjigjur nevojave të paraqitura.

Ambulatori i lehonave
Ky shërbim i është drejtuar të gjitha nënave me probleme të qumshtit,këtu është në gadishmëri një ostretikë që me kompetenca dhe profesionalitet do të bëjë ndërhyrjen në situatat ku është e nevojshme.