AUSL8 - via Curtatone, 54 - Arezzo tel. 0575.2551 e-mail: urp@usl8.toscana.it
ANTIFUMO

Kundër duhanit -antifumo - versione albanese

Ndërmarja shëndetësore e Arezzo-s i ofron qytetarëve mundësinë që të marrin pjesë në trajtime për ndërprerjen e pirjes së duhanit,pranë qëndrave të specializuara që ndodhen në të pesta shërbimet ndaj varësive,ashtu sic është edhe e shënuar në “Protokollin e programeve për ndërprerjen e pirjes së duhanit ne Qëndrat Kundër Duhanit në Ndërmarrjet Shëndetësore Toskane”.
Qytetarët,mund të bejnë pjesë drejtperdrejt ose nëpërmjet kërkeses që mund të bëhet nga mjeku si i mjeksis se përgjithshme ashtu edhe nga mjeku specialist. Ajo c'ka është shumë e rëndësishme është motivimi i mjekëve të mjeskis së përgjithshme që brënda aktivitetit të tyre mjeksor ,ti shënojnë pacientëve të tyre edhe numrin e segretarisë së vet zones ku jetojnë.
Më pas është e parashikuar që qëndra kundër duhanit do ti dërgojë,me autorizimin e pacientit, mjekut t mjeksise së përgjithshme  lajmin e fillimit të trajtimit dhe përfundimin e tij,nëpërmjet një letre ose një telefonate.
Parësore në përcaktimin e programit që duhet ndjekur për ndërprejen  e pirjes së duhanit, është se sa rëndesi i jepet fillimit të tij,që do dë thotë kryerja e nje vizite mjeksore, një anamnezie duhani, kryerjen e disa pyetësoreve të nevojshëm,matjen e monoksidit  të karbonit që është thithur.
Në të tillë mënyrë përcaktohet së bashku me qytetarin fillimi i një Programi Ndërprerjeje, që mund te jetë individual ose në grup.
Trajtimi në grup kryhet ne  12 takime me një kohëzgjatje prej 90 minutash dhe që kanë një numër maksimalisht 20 pjesëmarrsish,ndërsa individualisht  kryhet nga 5 deri në 8 takime dhe zgjat 40 minuta.
Trajtimet në grup ose individual parashikojnë mundesinë e terapisë farmaceutike ,e nënshkruar sipas të dhënave të rrugëve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përbërës kryesor i programeve të ndërprerjes së duhanit është Conseling.Mënyra e përdorur është ajo e njohjes dhe e sjelljes,në të cilën komunikimi ndërpersonal  ka si krakteristike nevojën për ndihmë ,nepermjet ndërhyrjeve pragmatike mbi procesin vendimtar,ndihmojne personat që të përdorin mënyrat e veta dhe favorizojne ndërprerjen e pirjes dhe jo rifillimin. Nder trajtimet e lart përmendura,që janë të vendosura në Livelet Kryesore të Asistencës, është falas Vleresimi fillestar,ndërsa për kurset në grupe është parashikuar një faturë prej 35 Euro dhe për atë individual 36 Euro.
Të gjitha trajtimet janë të ndejkur nga një vlerësim aktiv,i cili parashikon takime per verifikime mbas 3,6 dhe 12 muajsh.
Eshtë gjithashtu i mundshëm vlerësimi i rezultatit të trajtimit në grup ,e kryer në të pesta qëndrat e spitalit tëArezzo-s: duke marr parasysh pjesëmarrsit të cilët kanë marr pjesë, për të paktën 5 herë ,në takimet e programit, rezulton qe rreth 60% e tyre janë ende jo pirës të duhanit mbas 3 muajsh pas perfundimit të trajtimit, rreth 44% mbas 6 muajsh dhe 41% mbas një viti.

Më poshtë janë numrat e sekretarive të zonave:
- Arezzo : 0575 255943
- Casentino: 05750568220
- Valdarno: 0575 9106732
- Valdichiana : 0575 639941
- Valtiberina: 0575757940